Ballina Sport Spektakël i Manchester United, “Djajtë e Kuq” mundin me 4 gola vendin...

Spektakël i Manchester United, “Djajtë e Kuq” mundin me 4 gola vendin e fundit dhe i afrohen zonës europiane

10
0

Manchester United ka marrë një fitore të madhe në transfertën e Wolves, duke triumfuar me rezultatin 1-4.

Sfida e luajtur në “Molineux Stadium” foli vetëm për ‘Djajtë e Kuq’, të cilët dominuan më së shumti në pjesën e dytë.

Takimi u zhbllokua që në minutën e 25’ nga Bruno Fernandes, por baraspesha u rikthye në fundin e pjesës së parë nga Bellegarde.

Gjithsesi, ekipi i Amorim nuk ndjeu presion dhe në të 51’, Mbeumo kaloi për herë të dytë në avantazh “Djajtë”. Në minutën e 63’, ishte Mason Mount që realizoi golin e tretë.

Për t’i vënë vulën ishte sërish kapiteni Bruno Fernandes, që kësaj here realizoi me një penallti në të 82’.

Kështu, Manchester United ngjitet në vendin e 6-të me 25 pikë, një më pak se vendi i katërt që të dërgon në Champions. Nga ana tjetër, Wolves duket se është drejt Championship pasi numëron vetëm 2 pikë në 15 javë.

REZULTATI:

Wolves 1-4 Man. United

Bellegarde 45+2’ / B. Fernandes 25’, (P) 82’, Mbeumo 51’, Mount 62’