Një ngjarje e rëndë është shënuar në qytetin e Vlorës ku një 57-vjeçare ka ndërruar jetë vetëm pak kohë pas një ndërhyrjeje kirurgjikale.
Sipas njoftimit të bluve bëhet me dije se gruaja ka ndërruar jetë në shtëpinë e saj.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të vdekjes.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë referuan materiale për vlerësim, pasi pas një ndërhyrjeje kirurgjikale të kryer më herët, ka ndërruar jetë në banesën e saj shtetasja M. B., 57 vjeçe. Vijon puna për përcaktimin e saktë të shkakut të vdekjes”, njoftoi sot policia.
Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.







