Ballina Kronika Tritol lokalit në Kamëz – Eksplozivi mesazh për 38-vjeçarin

Tritol lokalit në Kamëz – Eksplozivi mesazh për 38-vjeçarin

91
0

Një sasi eksplozivi i është vënë një subjekti privat në Kamëz, në pronësi të një 38-vjeçari.

Sipas informacionit zyrtar nga Policia, lënda plasëse është konstatuar rreth orës 06:30, në rrugën “Berisha”, pranë derës së një subjekti (lokal), në pronësi të shtetasit K. H., 38 vjeç, e cila nuk ka shpërthyer.

Shërbimet e specializuara xheniere kanë bërë të mundur heqjen e lëndës së dyshuar plasëse nga vendngjarja.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 29.10.2026, rreth orës 06:30, në rrugën “Berisha”, në Kamëz, është konstatuar një sasi e dyshuar lënde plasëse, e vendosur pranë derës së një subjekti (lokal), në pronësi të shtetasit K. H., 38 vjeç, e cila nuk ka shpërthyer.