Tensione në seancën plenare të kësaj të enjteje në Kuvendin e Shqipërisë. Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, i ka hequr të drejtën e fjalës për pjesën e mbetur të seancës kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, me argumentin se nga foltorja e Kuvendit kishte bërë thirrje për dhunë.
Vendimi erdhi pas deklaratave të Berishës, i cili, duke iu referuar dhunës së përdorur ndaj studentëve gjatë protestave, tha se e njëjta dhunë duhej të përdorej ndaj deputetëve të Partisë Socialiste.
Peleshi e konsideroi këtë deklaratë thirrje për dhunë dhe vendosi t’i ndërpresë fjalën Berishës për të gjithë seancën e sotme.
Berisha: Të dashur qytetarë që ndiqni seancën. Java dhe ditët që kaluan Tirana pa barbaritë më të mëdha ndaj të rinjve shqiptarë. Barbari të papara gjatë asnjë pushtimi. Në rrugë u thyen kocka të rinjsh,. U çanë kafka, u përshtatën mjetet më të egra ndaj të rinjve. Këta parlamentatrë janë më kriminelë se ata që thyejnë kocka. Janë kriminelë dhe këta meritojnë gazin lotsjellës, plumbat e gomës, kafkat e çara, kockat e thyera. Jo të rinjtë.







