Sipas kreut demokrat Berisha, paketa fiskale e parashikuar nga qeveria, do të shkatërrojë qindra mijëra biznese. Sipas tij, ‘çmimet do rriten sepse ato i rrit droga’.
Berisha: Por të marrim një aspekt tjetër. Ulja e TVSH në 6 për qind, do japë kjo ulje çmimesh?
Jo, aspak. Nuk e lejon informaliteti. Nuk e lejon ulja e pragut nga 100 në 50. Por ka një gjë tjetër të tmerrshme në Shqipëri: çmimet i rrit droga.
Si? Shumë thjeshtë. Guvernatori i Bankës pret tonelata lekë dhe i nxjerr në treg për të blerë narkoeurot.
Çfarë është inflacioni? Nga sa përcaktohet? Raporti i parasë në qarkullim me prodhimin.
Ky është inflacioni.
Po si është prodhimi në Shqipëri?
Prodhimi në Shqipëri është në rënie brutale.
Pavarësisht nga kjo, Banka e Shqipërisë nxjerr me thasë tonelata lekë në treg për të blerë narkoeurot.
Paraja në qarkullim muajin që kaloi ishte 17 për qind më e lartë se një vit më parë.
Çfarë do të thotë kjo?
Dëgjojeni pak se çfarë tha, ka familje që e vuajnë inflacionin. Çka do të thotë se ai inflacion që japin, nuk është kurrë real.
Por edhe ai që japin nuk është rezultat, ka për rezultante të sigurt drogën. Hedhjen e lekëve për të blerë paratë dhe jo prodhimin.
Prodhimi në Shqipëri bie çdo vit.
Rritja ekonomike nuk është rritja e prodhimit. Rritja ekonomike në Shqipëri përcaktohet nga taksa që vilen dhe merren nga administrata e stërfryrë, nga taksa që merren nga qytetarët, dhe nga ndërtimi.
Nuk ka investime. Investimet e huaja janë në ditën më të keqe. Të gjitha ato që quhen investime janë blerje të kateve të kullave të drogës dhe ndërtimeve të drogës.
Pra, paketa do të shkatërrojë qindra mijëra biznese, do të largojë nga Shqipëria me dyfishimin e dividendit, ishte 8 e bëri 15, dhe e bëri pa asnjë konsultim.







