Liderja opozitare venezueliane, Maria Corina Machado, nuk do të marrë personalisht Çmimin Nobel për Paqe në Oslo.
Ky informacion është njoftuar nga Instituti Nobel.
Vendndodhja e Machado ende nuk është e njohur për publikun për shkak të masave të sigurisë, raporton theguardian.
Machado duhej ta pranonte çmimin në zyret e Këshillit të Qytetit të Oslos, në prani të Mbretit Harald, Mbretëreshës Sonja dhe liderëve latinoamerikanë, përfshirë presidentin argjentinas, Javier Milei dhe presidentin ekuadorian, Daniel Noboa.
“Për fat të keq, ajo nuk ndodhet në Norvegji dhe nuk do të qëndrojë në skenë në Këshillin e Qytetit të Oslos në orën 13:00, kur fillon ceremonia”, njoftoi Instituti Nobel.
Kur laureati nuk mund të marrë pjesë, zakonisht një anëtar i afërt i familjes merr çmimin dhe mbajë ligjëratën Nobel në vend të tij. Në këtë rast, çmimin do ta marrë vajza e saj.
Kur fitoi çmimin në muajin tetor, Machado ia dedikoi pjesërisht atë presidentit amerikan, Donald Trump.







