Ballina Politika Deputeti demokrat: Direktivën për mbledhjen e firmave për Endri Shabanin na e...

Deputeti demokrat: Direktivën për mbledhjen e firmave për Endri Shabanin na e dha “shoku Flamur” dhe kryetari i Grupit

39
0

Deputeti i PD Saimir Korreshi, ka deklaruar në televizionin e familjes Berisha, se ka pasur një direktivë nga sekretari i Përgjithshëm i PD dhe kryetari i grupit parlamentar për të mbledhur firmat për kreun e ri të Avokatit të Popullit.

Duke qenë se tani gjithë gjasat janë që Endri Shabani me firmat e mbledhura nga deputetët e PD të zgjidhet në parlament si Avokati i Ri i Popullit, ka shqetësuar deputetët e Partisë Demokratike.

Ngulmimit të gazetarit se cila ishe direktiva e dhënë nga PD nga sekretari dhe kryetari i grupit parlamentar, Korreshi iu përgjigj:

“I dhamë firmat të mos bëhemi të keq me njerëzit. Ne na thanë lirojeni, bëni qoka, do ti’a japim të gjithëve. Ok? Kështu funksionoi, ia dhamë të gjithëve meqëse është edhe Viti i Ri” tha Korreshi.

“Ua tha Gaz Bardhi”, pyeti gazetari, Saimir Korreshin?

“Ku e dëgjove ti Gaz Bardhin. Na e tha Shoku Flamur”, ishte përgjigja e deputetit Korreshi.

“Përtej shakasë”, ngulmoi më tej gazetari.

“Ka pasur kolegë të PD që e kanë dhënë për njërin apo për tjetrin. Ti ke një sekretar të Përgjithshëm dhe një kryetar grupi parlamentar. Merri dhe pyeti ata” u përgjigj Korreshi.

“Ju thatë se ishte direktivë e sekretarit” pyeti gazetari?

“Eshtë pyetur sekretari i PD. Por nëse ka thënë për Endri Shabanin apo ndonjë tjetër, këtë nuk e ka thënë. Këtu pyetja është: a do të kemi një proces” u përgjigj korreshi.

“Çdo kandidat ka pasur një deputet që e ka ndihmuar. Endri Shabanin kush e ka ndihmuar”, ngulmoi gazetari?

“Nuk më kujtohet. Është pak shpejt sa jam zgjuar nga gjumi”, u përgjigj Saimir Korreshi.