Ballina Politika Basha u retushua në klipin për historinë e PD, si bënte Enveri...

Basha u retushua në klipin për historinë e PD, si bënte Enveri me kundërshtarët/ Berisha: Po të ishte për mua, do ti vendosja një kryq!

189
0
Ish Kryeministri, Sali Berisha dhe Kryetari i PD, Lulzim Basha, duke diskutuar para selise se Partise Demokratike, pas nje seance te tensionuar parlamentare, ku opozita ka protestuar kunder rikthimit ne Kuvend te deputetit te PS, Armando Prenga. /r/n/r/nLeader of the Democratic Party Lulzim Basha and Former Prime Minister Sali Berisha, discussing after a parliamentary session.

Njësoj si bënte Partia e Punës dhe Enver Hoxha me kundërshtarët e tij, zyra e medies së Sali Berishës, ka retushuar historinë e PD në klipin e realizuar me rastin e 35 vjetorit. Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tregoi sot arsyen se pse zyra e PD nuk përfshiu në klipin Lulzim Bashën, i cili për 8 vite ka drejtuar këtë parti, ka firmosur liberalizimin e vizave si ministër i Jashtëm në qeverisjen e PD dhe ka qenë protagonist në anëtarësimin e vendit në NATO.

Berisha tha se nëse ai do ta bënte vetë klipin e PD, ai do e përfshinte Bashën në të por do t’i vendoste një kryq të kuq, pasi sipas tij ai ka dëmtuar opozitën.

Pyetje: Në klipin 15 minuta për historikun e PD zyra juaj kishte retushuar Lulzim Bashën,i cili 8 vjet ka drejtuar PD. Ju nuk e ndjetë për ta vënë Bashën të paktën një fraksion sekondi në atë klip?

Sali Berisha: Po ta kisha bërë unë atë klip do ta kisha bërë ndryshe. Po të kisha vënë Bashën do t’i vija një kryq të kuq, sepse Basha e dëmtoi opozitën shqiptare. Nuk them se nuk do ishte por do ishte siç  ai e meriton.