Ballina Politika Aeroporti i ri turistik në Gjirokastër, Rama: Gara për ndërtimin brenda 6...

Aeroporti i ri turistik në Gjirokastër, Rama: Gara për ndërtimin brenda 6 mujorit të 2024

57
0

Në zonën Sarandë-Gjirokastër do të ndërtohet Aeroporti i ri Turistik i Jugut. Kjo u bë e ditur nga kryeministrit Edi Rama me një shënim në llogarinë e tij në rrjetin social “Facebook”.

Sipas Ramës, gara për këtë vepër të madhe pritet të hapet brenda 6 mujorit të parë të vitit 2024.

“Mirëmëngjes! Dhe me këto pamje nga fusha e vjetër ajrore e Gjirokastrës, ku në bazë të studimeve të kryera me ndihmën e ekspertizës ndërkombëtare në zonën Sarandë-Gjirokastër, do të ndërtohet Aeroporti i ri Turistik i Jugut, gara për të cilin pritet të hapet brenda 6 mujorit të parë të këtij viti, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama në “Facebook”, ndërsa tregon disa foto të fushave mbi të cilat do të ndërtohet aeroporti.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu