Ballina Kronika Remzi Azemi dyshohet dhe si autor në vrasjen e Fadil Kaçaniç në...

Remzi Azemi dyshohet dhe si autor në vrasjen e Fadil Kaçaniç në 2018

70
0

Emri i Remzi Azemit doli për herë të parë në vitin 2014, pas arrestimit të tij si një nga krerët dhe investitorët kryesorë në operacionin Ballkani, ku u arrestuan 11 persona. Edhe pse nuk ka një datë të saktë të hyrjes së tij në territorin ekuadorian ai mendohet se qëndronte atje që prej vitit 2010.

Pas vrasjes së shqiptarit tjetër Hidri, Azemi u mor në pyetje më 7 qershor të vitit 2017, por tha se nuk kishte dijeni pasi ishte i shtruar në spital. Diçka e tillë nuk e bindi prokurorinë ekuadoriane ndërsa në dëshminë e tij Azemi foli për një të afërm të tij ambasador që e kishte dërguar në Ekuador për krijimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, siç është shprehur ai para autoriteteve.

Veç kësaj, Remzi Azemi është dhe i dyshuari kryesor në vrasjen e shqiptarit tjetër nga Mali i Zi, Fadil Kaçaniç. E gjithë ngjarja e regjistruar në vitin 2018 është identike si në rastin e ekzekutimit të shqiptarit Adriatik Tresa, ku persona me uniformë policie hynë në rezidencën private me mandate kontrolli.

Njëri prej punonjësve të sigurisë dha këtë dëshmi:

“Jam supervizor i motorizuar i Kompanisë SEGSER, prej së cilës punoj prej 10 ditësh që është Ceibos Norte. Sot 14.03.2018 përafërsisht në orën 05:00 të mëngjesit, dyert e rezidencës Ceibos Norte u hapën dhe u afruan tre automjete pa targa me drita blu dhe të kuqe të përdorura nga makinat e patrullës së policisë dhe të gjithë pasagjerët kishin veshur jelekë fosforeshentë, kapele të zeza me germa të bardha. që shkruanin POLICIA. Gjithsej afërsisht ishin dhjetë persona, dy makina ishin Suzuki ngjyrë gri dhe makina tjetër ishte një Aveo në ngjyrë të bardhë, të gjitha pa targa”.

Krimi i dyfishtë u krye pasi oficerët e rremë të policisë rrëmbyen çiftin dhe i çuan në vendin e ekzekutimit disa kilometra larg shtëpisë së tyre.

Por ajo që ngriti dyshime te prokuroria ekuadoriane është automjeti i Remzi Azemit, të cilit iu bë atentat në vitin 2017, disa muaj para vrasjes së Kaçaniç. Ai rezulton në emër të bashkëjetueses së Fadil Kaçaniç. Makina e blinduar që Azemi lëvizte dhe targat e saj ishin të regjistruara në emër të Elsa Gallegos. Në nëntorin e vitit 2017, Azemit iu bë atentat, ndërsa ishte thirrur në vendin e takimit nga Fadil Kaçaniç.

Sipas verifikimeve të prokurorisë, Remzi Azemi ka qenë duke udhëtuar me veturën Ford Explorer me targa GSU2041 kur ka pësuar atentatin që ka ndodhur më 07 nëntor të vitit 2017, aty ndodhej dhe i ndjeri Fadil Kaçançiç, i cili ishte personi që ka thirrur Remzi Azemin. Për këtë ka dyshime të forta se Remzi Azemi nga Kosova disa muaj më pas të ketë kryer eliminimin e Fadil Kaçaniç nga Mali i Zi.

Sipas të dhënave të prokurorisë ekuadoriane më pas 38-vjeçari kosovar u largua në drejtim të Perusë më pas në Gjermani e deri në Holandë. Prej dhjetorit, ai është i arrestuar në Maqedoninë e Veriut ndërsa autoritetet e Amerikës Latine e kërkojnë për disa vrasje.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu