Ballina Lifestyle Maya Jama triumfon në biznes, kompania e saj vlen 4 milionë funte

Maya Jama triumfon në biznes, kompania e saj vlen 4 milionë funte

40
0

Ylli i spektaklit “Celebrity Traitors”, Maya Jama, po dëshmon se suksesi i saj nuk kufizohet vetëm në televizion, por shtrihet edhe në botën e biznesit.

Pasuria e kompanisë së saj ka shënuar rritje të madhe, duke arritur në plot 4 milionë funte, çka dëshmon suksesin e saj edhe si sipërmarrëse.

Megjithatë, në spektaklin televiziv, Maya nuk arriti të shkonte deri në fund. Ajo u eliminua gjatë raundit të fundit të tryezës, duke i dhënë fund rrugëtimit të saj në këtë garë.

Kështu, ndërsa aventura e saj në “Celebrity Traitors” përfundoi me eliminim, jashtë ekranit Maya Jama po shijon suksesin financiar, me kompaninë e saj që ka arritur një vlerë të konsiderueshme.