Diaspora ka mbërritur në kryeqytet për të marrë pjesë në protestën e 105 kundër qeverisë. Siç shihet edhe në videon e mëposhtme, shqiptarët e diasporës shihen me makina dhe flamuj në duar në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Prej 105 ditësh, qytetarët kërkojnë largimin e qeverisë dhe dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Protestuesit pritet të mblidhen fillimisht në sheshin “Skënderbej” për të marshuar më pas drejt Kryeministrisë ku dhe do të mbajnë fjalime.
Ndërkohë në thirrjet, pankarta dhe banderola nuk mungojnë dhe mesazhet kundër të gjithë klasës politike në vend.







