Ballina Aktualitet Dyshohet se iu gjetën sende të paligjshme në qeli, Erion Veliaj transferohet...

Dyshohet se iu gjetën sende të paligjshme në qeli, Erion Veliaj transferohet në Fier

45
0

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka vendosur transferimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, nga Institucioni i Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) Durrës në atë të Fierit.

Dyshohet se transferimi ka ndodhur pas një kontrolli në qeli, ku dyshohet se janë gjetur sende të paligjshme, ç’ka ka bërë që të bëhet transferimi i menjëhershëm drejt Fierit.

Kryebashkiaku mbahej në paraburgimin e Durrësit që prej shkurtit të vitit 2025, kur u arrestua në kuadër të hetimeve të Prokurorisë së Posaçme (SPAK).

Veliaj ndodhet në qeli prej 10 shkurtit 2025, kur u arrestua nga Prokuroria e Posaçme për veprat penale të korrupsionit dhe pastrimit të parave përmes një skeme që përfshin edhe bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa. Sipas SPAK, Veliaj dhe Xoxa kanë përfituar rreth 1 milion euro nga kjo skemë e dyshuar korruptive, para që janë përdorur kryesisht për stilin e jetesës dhe blerje luksoze në internet.