Ballina Lifestyle Familjarët e Mozës me reagim të ashpër në rrjete sociale

Familjarët e Mozës me reagim të ashpër në rrjete sociale

84
0

Familjarët e poetes Mimoza Ahmeti kanë reaguar publikisht në rrjetet sociale, duke shprehur shqetësim për mënyrën se si, sipas tyre, ajo po trajtohet brenda reality shout, Ferma VIP.

Ata thonë se ndaj saj po përdoren fjalë dhe sjellje që e cenojnë dinjitetin e një gruaje dhe nëne, duke e konsideruar këtë të papranueshme.

Në reagimin e tyre, familjarët theksojnë se gjuha fyese që po i drejtohet Mimozës nga disa prej konkurrentëve është banalizuar dhe tashmë po qarkullon edhe në rrjetet sociale, gjë që e bën situatën edhe më shqetësuese.

Reagimi i plotë:

Si familjarë, ndjejmë detyrimin të reagojmë ndaj sjelljeve dhe ofendimeve të papranueshme që disa fermerë po i drejtojnë Mozës sonë në Ferma VIP.Na vjen thellësisht keq dhe jemi të shqetësuar për mënyrën se si po trajtohet një nënë dhe një grua në një moshë të respektuar, e cila meriton dinjitet, respekt dhe mirësjellje.

Fjalët që po përdoren ndaj saj janë tejet banale dhe fyese, dhe fatkeqësisht tashmë po qarkullojnë gjerësisht në rrjetet sociale.Është zhgënjyese që produksioni, për të disatën herë, po i anashkalon këto sjellje dhe këtë gjuhë të papërshtatshme, pa ndërmarrë masa konkrete. Një format televiziv humbet vlerën e tij kur lejon që imazhi dhe dinjiteti i një personi të dëmtohen në këtë mënyrë.

Gjithashtu, gjatë Prime-it, kemi vënë re me shqetësim se sa herë Moza kërkon fjalën, shpesh anashkalohet dhe nuk i jepet mundësia të shprehë dhe përfundojë mendimin e saj.Kërkojmë trajtim të drejtë dhe respekt të barabartë për Mozën. Kërkojmë ndalimin e menjëhershëm të gjuhës fyese dhe marrjen e masave konkrete, në mënyrë që të ruhet dinjiteti i saj dhe integriteti i këtij programi.