Ballina Sport Dramë për Mançester Sitin, ndalet nga Evertoni pas 6 golave dhe i...

Dramë për Mançester Sitin, ndalet nga Evertoni pas 6 golave dhe i jep një tjetër shans Arsenalit për titullin

50
0

Mançester Siti ka bërë sot një hap të gabuar dhe ka humbur kontaktin me kryesuesit e Arsenalit, teksa është ndalur në një barazim 3-3 përballë Evertonit në një ndeshje dramatike të cilën po e humbte deri në sekondat e fundit.

“Qytetarët”, edhe pse vuajtën, dukej se e kishin gjithçka në dorë pas avantazhit të Doku në pjesën e parë. Por gabime të pabesueshme radhazi të prapavijës së Sitit i dhanë mundësinë vendasve të shënonin tre herë, duke ndryshuar plotësisht situatën. Haland shkurtoi diferencën dhe Siti u hodh në sulm në kërkim të barazimit i cili erdhi vetëm në minutën e 97 përsëri me Doku.

Por ky barazim është përjetuar si humbje pasi diferenca me Arsenalin mbeti në 4 pikë, me Sitin që ka një ndeshje më pak të luajtur së “topçinjtë”.