Ballina Kronika Bie në prangat e policisë 56-vjeçari nga Durrësi/ Grabiste biçikleta dhe para...

Bie në prangat e policisë 56-vjeçari nga Durrësi/ Grabiste biçikleta dhe para në taksi

67
0

Vidhte lekë në automjete, kryesisht taksi, dhe biçikleta në zona të ndryshme të qytetit. Pas denoncimeve të qytetarëve dhe punës gjurmuese, kapet në flagrancë në tentativë për të vjedhur një tjetër biçikletë, 56-vjeçari nga Durrësi.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, pas denoncimeve të marra nga qytetarët për vjedhje, organizuan punën hetimore për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Si rezultat i veprimeve hetimore dhe operacionale, në kuadër të operacionit policor të koduar “Shëtitësi”, u kap në flagrancë, në tentativë për të kryer një tjetër vjedhje, shtetasi: Fatos Arifi, 56 vjeç, banues në Durrës.

Nga veprimet hetimore dyshohet se 56-vjeçari ka vjedhur një shumë parash në një automjet taksi dhe 2 biçikleta, në zona të ndryshme të qytetit të Shkodrës. 56-vjeçari u kap në flagrancë, në lagjen “Liria”, teksa tentonte të vidhte një tjetër biçikletë.