Ballina Dossier Inskenimi i “komplotit” çam, tragjedia e një familjeje që humbi 4 burra...

Inskenimi i “komplotit” çam, tragjedia e një familjeje që humbi 4 burra gjatë komunizmit

43
0

Ai u ekzekutua nga regjimi komunist i akuzuar si bashkëpunëtor i sovjetikëve për grusht shteti ndaj diktatorit Enver Hoxha. Bashkë me ekzekutimin e Teme Sejkos, u pushkatuan edhe 5 anëtarë të komunitetit çam, u dënuan edhe 63 persona të tjerë me 1250 vite burg. Familjet e tyre, po aq nëpër internime.

Madje, që nga viti 1960 u hoq e gjithë elita çame kudo që ishte në administratën shtetërore. Mirëpo, në vitin 1962, vetëm pak më vonë nga dokumentet e CIA-s do të vërtetohej se bashkëpunëtorët nuk ishin ata, por vetë grekët. E megjithëse Teme Sejkon e shpallën të pafajshëm me vendim të Kuvendit Popullor, sërish plagët e shkaktuara në këtë familje mbeten të mëdha.

Sot, pas shumë vitesh, i biri i Teme Sejkos tregon se pas ekzekutimit jeta nuk do të ishte më e njëjta.

Kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi, e ka shënjuar Teme Sejkon si njeriun që u sakrifikua për emrin çam, duke i dorëzuar kështu edhe një mirënjohje të veçantë të birit.

Për tragjedinë e kësaj familjeje që humbi katër burra gjatë komunizmit e jo më pak i trishtë shënjoi edhe fatin e vajzave të familjes, eventin e shoqëroi vepra e shkrimtarit Ylli Polovina.