Ballina Kosovë Aksident tragjik, humb jetën një polic

Aksident tragjik, humb jetën një polic

26
0

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në rrugën “Zagrebi” në Prishtinë, ku i vdekur mbeti një zyrtar policor. Sipas Policisë së Kosovës, njësitet policore dhe emergjenca kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku nga ekipet mjekësore është konstatuar vdekja e zyrtarit policor, i cili dyshohet se ka ndërruar jetë para se të ndodh aksidenti.

Lajmin për KosovaPress e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana.

“Sot rreth orës 06:30 në rrugën Zagrebi në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku ka qenë e përfshirë një veturë. Njësitet policore dhe emergjenca kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku nga këta të fundit është konstatuar vdekja e viktimës (zyrtar policor), që dyshohet të ketë ndodhë para aksidentit. Me rastin është duke u marrë Njësia Rajonale e Trafikut, ndërsa hetimet janë në zhvillim për të sqaruar shkaqet e sakta të aksidentit”, njoftoi Pllana