Ballina Politika Argita Berisha, elementi i vetëm i ri në një foltore me pjesëmarrjen...

Argita Berisha, elementi i vetëm i ri në një foltore me pjesëmarrjen më të ulët

27
0

Argita Berisha ishte elementi i vetëm i ri i foltores së PD para Kryeministrisë, e cila regjistroi edhe numrin më të ulët të pjesëmarrësve që prej nisjes së saj. Disa dhjetëra mbështetës dëgjuan fjalimet e Albana Vokshit, Ina Zhupës dhe disa folësve të tjerë, për ta përmbyllur listën me Sali Berishën, i cili sërish nuk hezitoi të vlerësonte protestën e Adriatik Lapajt, që u spostua disa metra më tej për sa kohë sheshi përpara Kryeministrisë u bllokua nga demokratët.

Kryetari demokrat vuri theksin te protesta kombëtare e 22 dhjetorit, duke kërkuar mobilizimin e të gjitha strukturave. Pjesëmarrja e Argita Berishës, pas disa kohësh, në protestën e PD-së, në kulmin e debateve për lidershipin e partisë, nuk duket të jetë e rastësishme, duke risjellë edhe një herë në vëmendje mundësinë e përfshirjes së saj në drejtimin e PD-së. Fakt që as Sali Berisha dhe as e bija nuk e kanë përjashtuar asnjëherë si mundësi.