Seanca e sotme plenare në Kuvendin e Shqipërisë nuk ka nisur ende, ndërsa është shoqëruar që në orët e para me tensione dhe përplasje. Deputetët e Partisë Demokratike kanë bllokuar foltoren e Kuvendit, duke penguar zhvillimin normal të seancës.
Në vijim të aksionit të tyre, deputetët e PD kanë vendosur të ulen në vendet e rezervuara për ministrat, veprim që ka sjellë përplasje me shërbimin e Gardës së Republikës, e cila ka ndërhyrë për të rikthyer rendin në sallë.







