Ballina Lifestyle Denise Lewis shfaqet elegante në SPOTY pas konfirmimit të divorcit

Denise Lewis shfaqet elegante në SPOTY pas konfirmimit të divorcit

38
0

Denise Lewis u shfaq mahnitëse me një fustan dantelle në ceremoninë Sports Personality of the Year Awards të enjten, duke bërë paraqitjen e saj të parë publike pas thyerjes së heshtjes për divorcin nga bashkëshorti i saj prej 17 vitesh.

Ish-olimpistja 53-vjeçare tërhoqi gjithë vëmendjen në tapetin e kuq në Media City, Manchester, e veshur me një fustan midi të zi prej dantelle gjysmë transparente, me mëngë të gjata. Denise theksoi linjat e saj elegante, të kombinuara me taka të zeza, ndërsa pozonte në eventin e mbushur me yje të sportit.

Gjatë mbrëmjes, Rory McIlroy kurorëzoi një vit të jashtëzakonshëm, pas fitores në Masters dhe triumfit në Ryder Cup, duke fituar çmimin prestigjioz SPOTY, shkruan “Daily Mail”.

Paraqitja e Denise vjen vetëm disa ditë pasi ajo deklaroi se ndihet “në paqe me veten”, pas konfirmimit të divorcit nga bashkëshorti i saj, producenti muzikor Steve Finan.

Ajo foli për herë të parë publikisht për përfundimin e martesës së tyre 17-vjeçare, të cilën e konfirmoi muajin e kaluar përmes një postimi në Instagram, duke zbuluar se çifti ishte ndarë në heshtje dy vite më parë.

Vitit të kaluar, The Mail on Sunday raportoi se Steve — i cili kishte qenë menaxher i të ndjerit Liam Payne për shtatë vite — ishte larguar nga shtëpia familjare në Buckinghamshire, ku çifti jetonte së bashku me tre djemtë e tyre.