Fituesja e vitit të kaluar e çmimit BBC Sports Personality of the Year, Keely Hodgkinson, tërhoqi gjithë vëmendjen teksa mori pjesë në ceremoninë e vitit 2025, e mbajtur të enjten në MediaCity, Salford.
Kampionia olimpike në garën 800 metra, 23 vjeç, shkëlqeu në tapetin e kuq mes yjeve, e veshur me një fustan të zi mini, tepër elegant dhe provokues.
Pamja mbresëlënëse e Keely-t përfshinte një bust të strukturuar që theksonte linjat e saj, ndërsa këmbët e gjata dhe të tonifikuara binin menjëherë në sy. Ajo e kompletoi look-un me geta të zeza dhe taka të larta, grim profesional nga Charlotte Tilbury Beauty dhe flokët bionde të stiluar drejt, me një elegancë klasike, shkruan “Daily Mail”.
Vitin e kaluar, Keely ishte favoritja kryesore për të fituar këtë titull prestigjioz, duke u bërë gruaja e katërt radhazi që triumfon në SPOTY, pas Emma Raducanu, Beth Mead dhe Mary Earps.
Megjithatë, konkurrenca ishte e fortë, pas një viti jashtëzakonisht të pasur sportiv, që përfshiu Lojërat Olimpike dhe Paralimpike në Paris, Wimbledon-in, Kampionatin Europian, si edhe disa Kupa Bote.







