Një aksident tragjik ka ndodhur në aksin rrugor Velipojë–Shkodër, ku një person 67-vjeç humbi jetën pas përplasjes nga një makinë.
Sipas raportimeve paraprake, viktima po ecte me biçikletë kur u godit nga makina. Mësohet se 74-vjeçari ka përplasur me automjetin e tij 67-vjeçarin Fatmir Kraja, i cili po lëvizte me biçikletë .
Bëhet me dije se është arrestuar drejtuesi i automjetit Balto Palaj, 74 vjeç. Ndërkohë policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.







