Ballina Kulturë Ky është filmi më i kërkuar në Google për vitin 2025

Ky është filmi më i kërkuar në Google për vitin 2025

52
0

Jeni kuriozë të dini se cili film tërhoqi më shumë vëmendjen e njerëzve dhe u kërkua masivisht në motorin e kërkimit të Google? Së fundmi, Google publikoi listën Year in Search 2025, mes tyre edhe dhjetë filmat më të kërkuar për vitin 2025.

10. Mission: Impossible – The Final Reckoning

9. 28 Years Late

8. Weapons

7. Final Destination: Bloodlines

6. Happy Gilmore 2

Tani radha e Top5:

5. Sinners

4. Thunderbolts*

3. Minecraft Movie

2. Superman

Dhe në vend të parë: Anora

Ky film i realizuar me një buxhet të ulët, arriti të bënte histori në Oscars këtë vit duke u vlerësuar me pesë çmime.

“Anora” rrëmbeu pesë çmime, duke përfshirë “Filmi më i mirë”, “Regjisori më i mirë” dhe “Aktorja më e mirë” për yllin 25-vjeçar, Mikey Madison.

Regjisori Sean Baker gjithashtu fitoi Oscar për “Skenarin më të mirë origjinal” dhe “Montazhin më të mirë”, duke u bërë personi i parë që fiton katër çmime Oscar brenda një nate për një film të vetëm.

Madison luan rolin e Anora-s, por të gjithë e thërrasin Ani, dhe është një punonjëse seksi në një club të famshëm. Ajo njihet me djalin e një oligarku rus, i cili përpos se do të bëjë vetëm qejf, është jashtëzakonisht i papjekur dhe i papërgjegjshëm.