Ballina Kronika Tetë vrasje pa autor/ Mes tyre krime të rënda si atentati në...

Tetë vrasje pa autor/ Mes tyre krime të rënda si atentati në Rinas dhe vrasja e babait të Roan Braimit

29
0

Viti 2025 ka shënuar një bilanc shqetësues për sigurinë në vendin tonë. Nga 1 janari deri më tani janë regjistruar 39 vrasje, ndërsa në 8 prej tyre autorët vijojnë të mbeten në hije ose ende të paarrestuar. Një pjesë e këtyre krimeve të pazbardhura është përqendruar në veri të vendit, kryesisht në Shkodër dhe Lezhë, duke i kthyer këto zona në epiqendrën e ngjarjeve më të rënda kriminale të vitit.

Zinxhiri i vrasjeve pa autorë të arrestuar nisi më 27 shkurt në Shkodër, ku u ekzekutua Pavlin Preka. Mbetet mister ende vrasja e 20-vjeçarit Pavlin Preka në oborrin e banesës së tij I cili u konstatua nga xhaxhai per kete ngjarje u shoqeruan 20 persona. Pavarësisht hetimeve, deri më sot drejtësia nuk ka arritur të vërë para përgjegjësisë autorin apo autorët e kësaj ngjarjeje.

Vetëm pak javë më vonë, më 17 prill, Lezha u trondit nga vrasja e Gjovalin Prendit babait te Roan Brahimit i cili u vra ne Greqi nje vit me pare ne pranine e bashkeshortes dhe femijes se tij. Gjovalin Prendi qëndronte në tavolinë me një mik, në lokalin e tij në fshatin Pllanë të Lezhës kur dy persona të maskuar e qëlluan me breshëri automatiku. 64-vjecari humbi jetën në vend, pas ngjarjes fshihet hakmarrja pasi Roan Brahimi ishte nje emer i njohur per drejtesine dhe njihej si rivali i Ervis Martinajt.

Më 1 qershor, në të njëjtin qark u vra Pjetër Kaza, duke e çuar në dy numrin e vrasjeve të pazbardhura në këtë zonë brenda pak muajsh. Vrasje kjo e dyshuar serish me motiv kryesor gjakmarrja si pasoje e konflikteve mes fisit Kaza dhe Gjini. Saga e gjakmarrjes nisi tre dekada më pare.

Vera nuk solli qetësi. Më 4 gusht, në Vau të Dejës, u vra Frrok Lleshaj, një tjetër ngjarje e rëndë që vijon të mbetet pa asnjë të ndaluar. Vrasja e ish-policit lidhet me një hakmarrje të mundshme. Sipas dosjes hetimore dhe vendimit të gjykatës, rezulton se ai ka vrarë kushëririn e tij Dodë Lleshaj më shumë se dy dekada më parë.

Ndërkohë, më 4 shtator, Shkodra u përfshi sërish nga krimi, me vrasjen e Kristjan Kolës, rast që edhe sot mbetet pa autor. Kristjan Kola u ekzekutua nga nje atentat mafioz ndersa po pinte kafe. Motivi i vrasjes mbetet i panjohur, pasi viktima nuk kishte precedentë penalë të rëndë.

Ngjarja më e fundit dhe një nga më të rëndat ndodhi më 11 nëntor në Rinas, ku dy persona, Gilmando Dani dhe Muçi Shaljani Sheqeri, u vranë në të njëjtën ngjarje kriminale.  Atentati ndodhi në një nga zonat më të sigurta, rrethrrotullimi i aeroportit të Rinasit çdo gje u kap nga kamerat e sigurise por serish pa rezultat, ne ngjarje u perfshine njerez te krimit por dhe nga radhet e ppolicise.  Edhe në këtë rast të dyfishtë, autorët vijojnë të jenë të lirë, ndërsa hetimet janë ende në vijim.

Edhe pse per te gjitha vrasjet e shenuara gjate vitit 2025 grupet hetimore kane sekuestruar kamera sigurie, kane marre ne pyetje persona qe mund te kene djeni per ngjarjen asnje prej tyre nuk ka patur rezultat pasi autoret e ngjarjeve vijojne te jene ne liri.