Motra e aktorit fitues të çmimit ‘Oscar’, George Clooney, Adelia Ada Zeidler, vdiq më 19 dhjetor pas një beteje me kancerin.
Ajo ishte 65 vjeçe.
Clooney i tha revistës People: “Motra ime Ada ishte heroina ime. Ajo u përball me kancerin me guxim dhe humor. Nuk kam takuar kurrë dikë kaq të guximshme”.
Ai theksoi ndikimin që Zeidler pati tek ai dhe gruaja e tij, Amal Clooney, duke shtuar: “Mua dhe Amal do të na mungojë shumë”.
Zeidler vdiq e rrethuar nga njerëzit që i donte në Edgewood, Kentucky, dhe funerali i saj do të mbahet më 22 dhjetor.
“Një artiste e talentuar, ajo dha mësim arti për disa vite si mësuese arti në shkollën fillore Augusta Independent School”, thuhej në nekrologjinë e saj.
“Në shkollën e mesme, arritjet e saj akademike e kualifikuan atë për t’u bërë një Studiuese e Meritës Kombëtare”.
Edhe pse Zeidler kryesisht është mbajtur larg syrit të publikut, ajo ka ruajtur një marrëdhënie të ngushtë me Clooneyn gjatë viteve.
Në fakt, dikur ofroi një pasqyrë të stilit të tyre unik të komunikimit, duke shpjeguar se nuk e mbante afër numrin e tij të telefonit në rast se binte në duar të gabuara.
“Nuk do të doja ta kisha në telefon dhe pastaj ta humbisja. Ai mund të më telefonojë, dhe e bën herë pas here, por e-maili është më i përshtatshëm për të dy ne”, tha ajo dikur.
Ajo la pas prindërit e saj dhe të Clooneyt, Nick Clooney dhe Nina Clooney si dhe fëmijët e saj, Nick Zeidler dhe Allison Zeidler Herolaga.







