Gjykata Supreme e Speciales ka hedhur poshtë kërkesën e Kadri Veselit për lirim të përkohshëm.
Specialja ka lënë në fuqi vendimet e mëparshme të instancave më të ulëta.
“Më 19 dhjetor 2025, Paneli i Gjykatës Supreme i përbërë nga gjykatësit Ekaterina Trendafilova (Kryegjykatëse), Kristinë van den Vajngart dhe Daniel Fransen, hodhën poshtë kërkesën e Kadri Veselit për mbrojtje të ligjshmërisë, e paraqitur si kërkesë konfidenciale në nëntor 2025.
Kërkesa kishte të bënte me një vendim të Panelit të Gjykatës së Apelit të 13 gushtit 2025, i cili konfirmoi rrëzimin nga Trupi Gjykues të kërkesës së Veselit për lirim të përkohshëm”, njofton Specialja.







