Ballina Kosovë 4 njohje brenda një viti, Kurti: Erdhën pas një kohe kur më...

4 njohje brenda një viti, Kurti: Erdhën pas një kohe kur më shumë flitej për rrezikun nga të ashtuquajtura çnjohje

34
0

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka shkruar për njohjet që Kosova pranoi brenda një viti.

Ai tha se katër njohjet e reja janë sukses i shtetit dhe Republikës.

“Katër njohje brenda një viti. Hera e fundit kur kjo kishte ndodhur ishte para më shumë se një dekade. Njohjet e reja dhe fuqizimi i subjektivitetit ndërkombëtar janë sukses i shtetit dhe Republikës.

Edhe më të rëndësishme këto njohje i bën fakti se ato erdhën pas një kohe kur më shumë flitej për rrezikun nga të ashtuquajtura çnjohje sesa për mundësitë e njohjeve të reja. Lajmet e mira për vendin janë lajme të mira për të gjithë qytetarët.”