Ballina Aktualitet “Koordinim për të lehtësuar lëvizjet”/ Ministrja Koçiu inspekton masat për menaxhimin e...

“Koordinim për të lehtësuar lëvizjet”/ Ministrja Koçiu inspekton masat për menaxhimin e fluksit në Portin e Durrësit

39
0

Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu zhvilloi një vizitë në Portin e Durrësit për të inspektuar nga afër masat e marra për menaxhimin e fluksit të lëvizjeve gjatë periudhës së festave të fundvitit.

Gjatë inspektimit, ajo theksoi rëndësinë e Portit të Durrësit, si një nga pikat kryesore hyrëse e dalëse të vendit, veçanërisht në këtë periudhë kur flukset e lëvizjeve janë të shtuara, si për shkak të kthimit të bashkatdhetarëve për festat, ashtu edhe të qytetarëve që udhëtojnë jashtë. Ministrja vuri në dukje se Porti i Durrësit mbetet pika me intensitetin më të madh të lëvizjeve detare dhe se garantimi i sigurisë publike dhe lehtësimi i procedurave janë në fokus të institucioneve. Ajo informoi gjithashtu për gatishmërinë e shtuar të strukturave të Policisë së Shtetit, të cilat kanë forcuar praninë fizike në pikat kufitare dhe kanë rritur numrin e sporteleve në rast nevoje.

Duke u ndalur edhe te sfidat e qarkullimit rrugor në qytete si Durrësi dhe Tirana, ministrja siguroi se të gjitha autoritetet janë në gatishmëri të plotë, me synimin që qytetarëve t’u garantohen festa të qeta e të sigurta.