Ballina Aktualitet SHIJAK/ Këshilli Bashkiak miraton unanimisht buxhetin për vitin 2026.

SHIJAK/ Këshilli Bashkiak miraton unanimisht buxhetin për vitin 2026.

44
0

Kryetari i Bashkisë, Elton Arbana, bëri të ditur se ky buxhet do të shoqërohet me një paketë të gjerë investimesh në infrastrukturë, arsim, shëndetësi dhe shërbime publike.

Sipas kryetarit të bashkisë, buxheti i ri parashikon ndërhyrje konkrete që synojnë përmirësimin e jetës së përditshme të qytetarëve.
Investimet kryesore që do të realizohen gjatë vitit 2026 përfshijnë:
Ndërtimin dhe rikonstruksionin e rrugëve në Shetel, Eminas, Cizmeli dhe Likesh–Shahinaj;
Rikonstruksionin e aksit rrugor nga Ura e Ardhishtës deri në qendër;
Ndërhyrje infrastrukturore në zonën e Bilalasit;
Rikonstruksionin e rrugicave në fshatin Ardhishte;
Ndërtimin e një kopshti me drekë në Sallmone;
Vendosjen e ambulancës së re në Sallmone dhe Rrubjekë;
Investime në ujësjellësin e Njësisë Administrative Gjepalaj;
Strehimin brenda vitit 2026 të 185 familjeve aplikante për banesa sociale;
Rikonstruksionin e Shkollës 9-vjeçare “Muharrem Plaku” dhe ndërtimin e një palestre të re.

Miratimi unanim i buxhetit tregon bashkëpunimin dhe vullnetin e përbashkët të Këshillit Bashkiak për të mbështetur projekte që i shërbejnë drejtpërdrejt komunitetit.