Ballina Sport Tragjedi në biathlon, ndërron jetë papritur 27-vjeçari

Tragjedi në biathlon, ndërron jetë papritur 27-vjeçari

26
0

Një ditë e trishtë për botën e biathlonit dhe sportit norvegjez. Sivert Guttorm Bakken, biatleti i Kombëtares së Norvegjisë, ka ndërruar jetë pas një sëmundjeje të papritur në Passo Lavazè, në Trentino, ku po kalonte disa ditë pushimi së bashku me shokët e skuadrës.

I lindur më 18 korrik 1998 në Lillehammer, Bakken u gjet pa shenja jete brenda hotelit ku po qëndronte.

Në vitin 2023, ai ishte detyruar të ndërpriste aktivitetin sportiv për shkak të një perikarditi, por pas afro dy vitesh mungesë, ai ishte rikthyer si protagonist në Kupën e Botës, duke përfaqësuar Norvegjinë, një nga vendet udhëheqëse në skenën e biathlonit për meshkuj.

Lajmi për ndarjen e tij nga jeta ka shkaktuar tronditje të madhe te familjarët, shokët e skuadrës dhe komuniteti sportiv ndërkombëtar. Karriera e Bakken ishte premtuese dhe e ndërtuar me shumë përkushtim, duke dhënë kontribut të rëndësishëm për ekipin norvegjez dhe duke treguar aftësi dhe vendosmëri në sportin e tij.

Ky humbje e papritur rikthen në pah edhe rreziqet që lidhen me shëndetin, madje edhe për atletët elitarë, dhe lë një boshllëk të madh në botën e biathlonit, ku Bakken ishte një emër i njohur dhe i respektuar për përkushtimin dhe pasionin e tij.

Kujtimi i tij do të ruhet jo vetëm për talentin sportiv, por edhe për frymën dhe karakterin që ai kishte si sportist dhe si koleg.