Ballina Rajoni Ngjarje e rëndë në vendin fqinj/ I riu shkon me thikë dhe...

Ngjarje e rëndë në vendin fqinj/ I riu shkon me thikë dhe çekiç brenda shkollës në Athinë, raportohet për dy të plagosur

42
0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi mëngjesin e kësaj të marte, ku një 19-vjeçar ka plagosur një nxënës dhe drejtorin e një shkolle në Athinë.

Mediat greke bëjnë me dije se 19-vje?ari me origjinë gjeorgjiane shkoi në ambientet e brendshme të shkollë së mesme duke mbajtur në dorë një çekiç dhe një thikë.

Menjëherë ai iu drejtua një nxënësi nigerian të cilin e plagosi me thikë si dhe u përlesh me drejtorin e këtij institucioni duke e plagosur dhe atë.

Sipas informacioneve paraprake arsyeja e sulmit ka të bëjë me një zënkë që vëllai i agresorit kishte parë me nxënësin nigerian.

Për t’u hakmarrë për të vëllanë, 19-vjeçari vendosi të shkonte në shkollë me thikë dhe çekiç në dorë.

Mediat greke bëjnë me dije se autori është arrestuar ndërkohë që dy të plagosurit po marrin kujdesin e nevojshëm mjekësor jashtë rrezikt për jetën.