Ballina Aktualitet Ndryshime thelbësore te Ministria e Infrastrukturës: Ikin Ami Kozeli dhe Besjan Kadiu,...

Ndryshime thelbësore te Ministria e Infrastrukturës: Ikin Ami Kozeli dhe Besjan Kadiu, Haxhiademi në krye të KESH, emërohet dhe drejtuesi i ARRSH-së

61
0

Ami Kozeli dhe Besjan Kadiu janë liruar nga detyra si zëvendësministra në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë. Dikasteri i drejtuar nga Belinda Balluku është riformatuar në prag të festave të fundvitit.

Megjithatë, dy zëvendësministrat e liruar sot, siç mëson newsbomb.al, do të vazhdojnë të shërbejnë në institucionet e varësisë së MIE, respektivisht:

– Ami Kozeli, do të jetë drejtuesi i ri i Autoriteteit Rrugor Shqiptar, pas më shumë se dy vitesh në detyrë në pozicionin e Zëvendësministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, i cili ju besua në Qershor 2023.

– Besjan Kadiu, do të jetë në vazhdim Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, një pozicion kyç në dikasterin në të cilin shërbeu dy muajt e fundit si zëvendësministër i katërt. Ai zëvendëson në këtë post Viola Haxhiademin.

Ndërkohë, Viola Haxhiademit i është besuar një detyrë e rëndësishme, si administratore e KESH. Pas vitesh shërbim në MIE, si Drejtore e Kabinetit të Ministres dhe prej vitit 2019 si Sekretare e Përgjithshme, ajo do zëvendëson në postin e ri Erald Elezin.