Ballina Dossier “Përballë Enver Hoxhës”/ Kasmi: Sadik Premtaj, personazh historik. U tentua të eliminohej…

“Përballë Enver Hoxhës”/ Kasmi: Sadik Premtaj, personazh historik. U tentua të eliminohej…

40
0

Historiani Mariglen Kasmi ka prezantuar librin e tij më të ri “Sadik Premtaj, Trockisti i fundit”, një biografi politiko-historike që hedh dritë mbi një nga figurat më komplekse dhe të debatueshme të lëvizjes komuniste shqiptare.

I ftuar në emisionin “Real Story” në ABC News, Kasmi theksoi se Premtaj përfaqëson një rast unik në historinë politike shqiptare, duke u pozicionuar përballë Enver Hoxhës dhe Komitetit Qendror, njësoj si Lev Trocki përballë Stalinit.

Libri trajton rrugëtimin politik të Premtaj pas largimit nga Shqipëria, angazhimin e tij në Internacionalen e Katërt Komuniste dhe fundin e jetës në prag të ndryshimeve demokratike të vitit 1991.

Nëse Trocki u vendos përballë Stalinit, Sadik Premtaj vendoset përballë Enver Hoxhës si sekretar i Partisë komuniste por edhe përballë Komitetit Qendror. Edhe në libër është trajtuar Premtaj pas largimit në Shqipëria u bë anëtar i Internacionales së katërt komuniste dhe si i tillë vdiq. Vdiq menjëherë me ndryshimet demokratike në prill 1991, nuk arriti të vijë dot, kishte probleme shëndetësore, edhe pse kishte dëshirë të kthehej. Është një personazh historik. Lulo u ekzekutua gjatë luftës në 1943, pas përjashtimit nga partia të dy largohen nga Tirana. Lulo u vra më parë, u tentua edhe të eliminohej edhe Premtaj.” – u shpreh historiani.