Ballina Sport E pazakontë në Superiore: Portieri largohet në mes të ndeshjes dhe braktis...

E pazakontë në Superiore: Portieri largohet në mes të ndeshjes dhe braktis ekipin

22
0

Një episod i pazakontë u regjistrua gjatë ndeshjes Vora–Bylis, ku portieri i skuadrës ballshiote, Jeremy Vachoux, braktisi ekipin dhe u largua nga fusha, pa ia kërkuar trajneri.

Ngjarja ndodhi në minutën e 42-të, kur gardiani francez u largua pa asnjë sinjal apo kërkesë nga stafi teknik apo arbitri. Veprimi i tij u interpretua si shenjë proteste.

Arbitri kryesor e ndëshkoi Vachoux me karton të verdhë pas daljes nga fusha, ndërsa hoqi edhe fanellën. Arsyeja e largimit mbetet mister.