Pronari i Report Tv dhe Shqiptarja.com, Carlo Bollino ka reaguar pas investigimit të emisionit PLUG në SYRI TV, ku u zbuluan skemat dhe përfitimet që ka marrë nga qeveria dhe lidhjeve të tij me Edi Ramën, si fondet publike, pagesa nga inceneratorët dhe përfitimin e 4000 m2 në mes të Tiranës me vlerë miliona euro, për vetëm 1 euro.
Në postimin e tij në Facebook, Carlo Bollino nuk i është përgjigjur akuzave direkte dhe të faktuara nga PLUG, duke marrë me dhjetëra reagime negative, që mendojnë se vendi i tij është në burg pas këtij denoncimi.
Me mendimin se Carlo Bollino e ka vendin pas hekurave, ‘kaubojsi’ Eduart Ndocaj, i ka komentuar në postimin e tij, duke theksuar se ‘me gjithçka çka është publikuar e ka vendin te “313” .
Gjithashtu me dhjetëra qytetarët e kanë dhënë mendimin e tyre për Carlo Bollinon, ku me komentet e tyre e masakrojnë si një prej personave më të pështirë dhe të korruptuar në mediat shqiptare.


















