Ballina Opinion Sekretet e tri Lindave dhe ‘vrasësit’ Rama

Sekretet e tri Lindave dhe ‘vrasësit’ Rama

40
0

Nga Basir Çollaku

Organizata kriminale nr 1 “Balluku-Rama”

Selia e ushtrimit të aktivitetit: Kryeministria

Varësia nga Kryeministri

Anëtarësia, drejtorët rilindas të miratuar nga shefi, anëtar të grupeve kriminale vendas e të huaj, biznesmenë besnikë të partisë

Aktiviteti

Vjedhje, zhgrapje të buxhetit mbi 12 miliardë euro. Tendera të dedikuar, banda të shpërblyera, prodhime në shumicë mandatesh elektorale për deputetë dhe bashki. Emërime në poste shpërblyese drejtorësh, por edhe n vetting, drejtësi, polici, pastrim të theksuar parash, investime të parasë së pastruar jashtë vendit

Kufizim në godinë më bandën kriminale nr 2 AKSHI.

II

Organizata Kriminale 2 AKSHI

Selia e ushtrimit të aktivitetit :

Kryeministria.

Varësia.

nga kryeministri.

Anëtarësia.

zyrtarë me certifikatë besimi nga Kryeministri, vrasës, trafikantë vendas dhe të huaj.

Administrator Gysi.

Aktiviteti:

Vjedhje, plaçkitje, trafik droge, pengmarrje, marrje e shpërndarje tendersh, pastrim parash, prodhim mandatesh për deputetë e kryetarë bashkie, emërime në polici, prokurori e gjykata, poste drejtuese në administratë

Kufizimi në godinë me bandën nr 1“Balluku-Rama”.

III

Përballja me SPAK, me Strukturën e Posaçme, beteja e fundit, Drejtësi-Mafia, kush humbet asgjësohet..

Rivalizojnë njëra tjetrën si dosje, kanë çmenduri të paimagjinueshme, por bëmat për të ndodhur, shkojnë në krye, aty ku gjendet leja e dhënë për veprim, nga një individ, Kryeministri i vendit Edi Rama. Ai dhe oborri i tij familjar e qeveritar, gjenden në të dy procedimet, më të rëndat e deritanishme hetuar nga Struktura e Posaçme. Gys koordinatorit i ishte dhënë shteti me qera, kundrejt shërbimeve e shpërblimeve, sipas tarifave të caktuara “ramiste”. Ministra, policë, funksionarë drejtësie, zyrtarë publikë, deputetë, një minierë kriminale e filmuar me zë e figurë, në një seli në bllok, jo më larg se 200 metra larg zyrës së kryeministrit qiradhënës. Paraja publike në ankand mafioz, ku trafikantë e vrasës, të korruptuar e përversë, kafshojnë deri në qindarkën e fundit, sipas regjisë së përcaktuar. Një kënetë mediatike është një kapitull i llumit në këto dy dosje, e cila deri tani ka notuar në barka shpëtimi pushteti, falë shërbimit kriminal të kryer në favor të tyre. Të dyja procedimet, kanë një element hetimor të pahasur më parë, sipas pretendimit të akuzës. Konkretisht AKSHI, grup i strukturuar kriminal dhe veprime në kuadër të një organizate kriminale.

Kokërr dallimi nuk ka dosja “Balluku-Rama” së cilës, sa vijnë dhe i shtohen çështje të tjera, ku dora e saj dhe e shefit, kanë bekuar plaçkitjet e parasë së buxhetit të shtetit, në një mënyrë konkurruese me gjenocidin.

Në të dyja rastet nuk mungojnë armët. Pistoletë në kokë, pengmarrje, tafikantë kokaine. Janë aty. Gati për të shkrepur ndaj të pabindurve. Linda Rama del në përgjime, natyrisht baxhanaku është një ndër tendermarrësit dhe kjo vjen në thellësi të hetimit. Belinda ende pezull fal kanosjeve ndaj shefit, përsërit nga publikimet e deritanishme dhjetëra herë më një fjalor rruge se këtë do e marrë ai, këtë ai tjetri, se janë premtuar nga ai, k…Rama. Premtim-shitjet e tenderave kanë një emër në dosje, i cili duhet të dëshmojë me emergjencë në Strukturën e Posaçme. Është kryeministri. TIMS, sigurisht një shërbim në duart e çunave të Ramës, tek qiraxhiu Gys. Aty përmenden trafiqet e kokainës, kazinotë, tender atë sigurisë kombëtare, por nuk mungojnë as shërbime që shkojnë në kuadër të qenies në Aleancën e Atlantikut. Karrigia e NATO në emër të Shqipërisë, zhvendosjes mes fundshpinës së Gysit dhe Belës, të dy me karriera errësire, ku aksesi i Mafies e krimit të Organizuar, ishte i dorës së parë. Një qeveri e dorëzuar dhe aksionerja kryesore në bashkëpunim, me Krimin e Organizuar, nuk ka emër tjetër vetëm kartel narkotik dhe terrorist. Pjesa partiake në këtë rreth bandash, duhet të mbajë etiketë të njëjtë. Pas asnjë mundësi ndryshe, i pandehuri Edi Rama, është nisja e javës së drejtësisë në vitin 2026..Gjithnjë nëse nuk nisin të hanë kokat e njëri-tjetrit, pasi janë shumë kontrata, e leje strategjike të premtuara. Nëse prishet njëanshmërisht, borxhet i paguan firmëtari i trembur. OMERTA, Bordi i Bandave, i ka thënë fol po ta mbajti, mos firmos po ta mbajti. Ndaj i dëshpëruari i turret drejtësisë e kush e kundërshton, sepse e ka hall jete, në çdo dimension. Lindat e tij nuk bëjnë më as Ri-Lindje as Ri-Linda..