Ballina Politika Takimi në Manzë, Stafa: Qeveria, pushtet i krimit – Për qytetarët ka...

Takimi në Manzë, Stafa: Qeveria, pushtet i krimit – Për qytetarët ka mbetur vetëm përballja ose ikja nga vendi

42
0

Gjatë një takim të mbajtur në Manëz të qarkut Durrës në prani të liderit historik Sali Berisha, kreu lokal i  PD Osman Stafa ka mbajtur një fjalim të ashpër ku ka analizuar situatën aktuale politike dhe shoqërore në vend, duke theksuar se për qytetarët shqiptarë kanë mbetur vetëm dy alternativa: përballja me regjimin ose largimi nga vendi.

Duke folur para anëtarëve dhe simpatizantëve ai theksoi përvjetorit e themelimit të degës së PD-së në Durrës, Sipas Stafës, Partia Demokratike dhe shoqëria po kalojnë momente nga më të vështirat, por këto sfida po shërbejnë si një proces i “pjekjes politike” për forcën opozitare. Ai akuzoi drejtpërdrejt qeverinë, duke e quajtur atë “pushteti i krimit”, i cili, së bashku me aktorë të tjerë me ndikim, ka ushtruar një agresion të pashoq ndaj Partisë Demokratike.

Në fjalën e tij, zyrtari demokrat ka vlerësuar qëndresën e anëtarëve të partisë, duke i cilësuar ata si “heronj të gjallë të demokracisë shqiptare” që i mbijetuan këtij presioni. Ai u shpreh se PD, që nga themelimi, ka pasur si principe të pacenueshme lirinë dhe demokracinë, vlera që sipas tij, sot mungojnë në Shqipëri.

Një pjesë e rëndësishme e fjalimit iu kushtua zgjedhjeve të 11 Majit, të cilat ai refuzoi t’i quante “zgjedhje”, por thjesht “votime”. Sipas tij, ky proces u manipulua nga një “kastë e krimit” që abuzoi me pushtetin dhe e ktheu shtetin në një “makineri elektorale”.

Në përfundim, folësi u ndal te manipulimi i opinionit publik përmes kontrollit të medias, duke deklaruar se shoqëria shqiptare është “e mashtruar dhe e manipuluar”. Përballë kësaj situate, ai tha se “Partia Demokratike është shpresa e vetme, e lindur nga guximi qytetar”, duke ripërsëritur se dilema e madhe për shqiptarët mbetet mes përballjes dhe ikjes.

Osman Stafa: Unë do të jem i qartë, i drejtpërdrejtë në fjalën time.

Duke ju uruar mirëseardhjen, doktor profesor Sali Berishës, në këtë takim me ju.

Do të kem dëshirë të bëj një përshkrim të shkurtër, konkret mbi situatën reale ku gjendet sot shoqëria shqiptare, natyrisht dhe Partia Demokratike.

Unë gjej rastin, sepse ky takim përkon edhe me ditën e themelimit të Partisë Demokratike dega Durrës, me 27, pra që i takon nesër, por me 26 janë mbledhur, kanë marrë vendimin komisioni nismëtar për krijimin dhe themelimin e degës së Partisë Demokratike dega Durrës. Mirënjohje, respekt, themeluesve të Partisë Demokratike të Durrësit.

Ndaj dhe në komentin tim do ta quaj si një kujtesë, si një reflektim, përgjegjësi dhe angazhim. Kujtesa është një domosdoshmëri për Partinë Demokratike.

Jo pak herë ne kemi harruar nga dhe gjatë harresës kemi bërë dhe gabime. Por falë aftësisë sonë, përgjegjësisë dhe seriozitetit tonë, ne kemi ditur të kërkojmë falje, të rekuperojmë veten dhe të ecim përpara.

Për hir të vërtetës, momentet që po kalon sot Shqipëria dhe Partia Demokratike janë nga më të vështirat. Është e vërtetë që Partia Demokratike sidomos katër vitet e fundit po kalon momente jashtëzakonisht të vështira. Por, këto janë momentet më të mira që po kalon, që po kalojmë ne si forcë. Këto momente i po i shërbejnë si një pjekje politike e Partisë Demokratike.

Sepse ne i mbijetuam një agresioni të pashoq nga pushteti i krimit, faktorë dhe aktorë që kanë patur një ndikim të fuqishëm në skenën botërore, dhe sot unë kam kënaqësinë t’ju them, miqtë e mi, ju faleminderit, jeni heronj, ju jeni heronj të gjallë të demokracisë shqiptare.

Kur unë them që ne jemi të gabueshëm, është normale sepse ne jemi njerëzorë. Aftësia jonë është të rekuperojmë gabimet tona. Ne kemi dalë edhe për një arsye tjetër.

Sepse Partia Demokratike që në lindjen e saj ka patur disa qëllime principale të cilat dhe në momentet më të vështira të saj nuk i ka cenuar. Siç janë liria dhe demokracia. Sot, për hir të vërtetës dhe për fatin tonë të keq, në Shqipëri s’ka as demokraci dhe as liri. Dhe do të thotë që kur s’ka liri dhe demokraci, për qytetarët, për qytetarët e saj ka vetëm një alternativë, përballja ose ikja.

Këto janë dy momente të vështira kur një shoqëri duhet të dijë të vendosë, të marrë vendimet e saj, shoqërore dhe politike.

Për fatin e mirë, kjo pjesëmarrje është palca e Partisë Demokratike.

Ju jam mirënjohës, sepse bashkë me ju kaluam 11 Majin. Një nga ditët më të errëta të të demokracisë shqiptare. Ku në biseda me ju, me miq, me doktor Berishën dhe me ekipin e Partisë Demokratike, unë nuk i kam quajtur zgjedhje, po thjesht votime. Ku një kastë e krimit abuzoi me pushtetin, të cilët e ka kthyer pushtetin dhe shtetin në një makineri elektorale. Ndaj jemi sot në këtë situatë ku jemi.

Unë nuk do të hyj në detaje. Detajet i takojnë liderit të Partisë Demokratike, për t’i trajtuar, për t’i shtjelluar. Por unë do të kap dy-tre momente shumë të rëndësishme për ekzistencën tonë. Ne e dimë mirë sot që kush e shkruan historinë, manipulon opinionin.

Siç e dimë që kush kontrollon mediat, për hir të vërtetës, e mashtron opinionin. Shoqëria shqiptare në të dy rastet është e mashtruar dhe e manipuluar. Dhe ne na takon detyra që ta ringrejmë këtë shoqëri. Dikush nga ju apo jashtë kësaj salle, apo ato që do të na dëgjojnë apo na dëgjojnë, mund të thotë, na jepni një arsye pse Partia Demokratike ju akoma vazhdoni ta trajtoni si shpresë. E trajtoj si shpresë, se ne kemi lindur në mjedis të guximit….