Ballina Lifestyle “E trajtonte e ëma si të paaftë”, këngëtarja e njohur rrëfen në...

“E trajtonte e ëma si të paaftë”, këngëtarja e njohur rrëfen në “Ferma VIP” arsyen e ndarjes nga partneri

47
0

Xhesika Polo ka nisur prej pak ditësh aventurën e re si pjesë e “Ferma VIP”, ndërsa ka përfituar nga rasti që të rrëfejë në këtë format edhe copëza nga jeta e saj personale, gjë që nuk e bënë zakonisht, as në intervista. Kështu, duke diskutuar me konkurrentët e tjerë në lidhje me marrëdhëniet, ajo ka ndarë edhe arsyen pse nuk i ka funksionuar një prej lidhjeve (nuk është e qartë e fundit apo jo), teksa sipas artistes, ish-partneri nuk ishte i aftë të kujdeses për veten.

Madje në një moment këngëtarja ka treguar se i ka thënë mamasë së ish-partnerit të saj, se arsyeja përse lidhja nuk funksiononte ishte sepse ajo e trajtonte djalin e saj si të paaftë dhe bënte çdo gjë për të.

“E di, e di, është ajo ndjesia e mëmësisë. Unë e kam hequr në kurriz vetë. Me çdo partner që kam pasur në krahë, më është dashur t’i mësoj nga e para të përdori duart dhe këmbët, se trurin e përdornin. Është tendenca e mamave shqiptare. Unë i kam thënë mamasë së ish-partnerit tim, se një nga arsyet që ne të dy nuk u bëmë është dot ashtu siç duhet, është fakti që ti tët bir e ke trajtuar si të paaftë”- ka treguar Xhesika, e cila nuk është e para që ndan në formatin që sapo ka nisur dicka personale.