Ballina Aktualitet Shpërthen në flakë një magazinë druri në Berat, zbardhen dyshimet e para

Shpërthen në flakë një magazinë druri në Berat, zbardhen dyshimet e para

23
0

Një zjarr i papritur ka rënë pasditen e sotme në një magazinë druri në lagjen “Uznovë”, të Beratit.

Gazetarja Eneida Petova raporton se në momentin e rënies së zjarrit, brenda në magazinë dhe përreth saj nuk ka pasur asnjë njeri.

Zjarri është pikasur nga banorët e zonës, të cilët kanë njoftuar zjarrrëfikësit. Në vendngjarje kanë shkuar 3 mjete zjarrëfikëse dhe 12 efektivë zjarrëfikës,të cilët po punojnë për fikjen e zjarrit.

Zjarri është përhapur me shpejtësi brenda magazinës për shkak të lëndës drusore që ndodhej brenda saj, por për fikjen e zjarrit dhe mospërhapjen e tij përreth magazinës, zjarrëfikësit u ndihmuan edhe nga rreshjet e shiut, që vijojnë prej 30minutash.

Si pasojë e zjarrit nuk ka pasur të lënduar, por dëme të mëdha materiale, që ende nuk mund të përllogatiten. Sipas zjarrëfikësve në vendngjarje, mendohet se shkak për zjarrin është bërë një shkëndijë elektrike.