Ballina Kronika GJKKO rrëzon drejtorin e Ballukut për masën, nuk pranon garancinë pasurore të...

GJKKO rrëzon drejtorin e Ballukut për masën, nuk pranon garancinë pasurore të Evis Berberit

67
0

Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e ish-kreut të ARRSH Evis Berberi për zëvendësim të masës së sigurisë në këmbim të garancisë pasurore.

Vendimi u dha nga gjyqtarja Marinela Osmani, e cila nuk mori parasysh argumentet e paraqitura nga avokati i Berberit.

Ish drejtori i ARRSH mbahet në paraburgim që prej muajit mars të vitit 2024, si i dyshuar nga Prokuroria e Posaçme për kryerjen e veprave penale korrupsion pasiv dhe pastrim parash dhe shkelje e barazisë në tendera.