Policia e Kavajës ka arrestuar personin, i cili plagosi me thikë pronarin e një marketi, i identifikuar si Artur Ligeja.
Sipas policisë, i arrestuari është 42 vjeç, banues në Kavajë. Gjatë kontrolleve u sekuestruan një thikë dhe një sëpatë.
Informacioni Policisë
Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme, ku shtetasi E. V., 42 vjeç, ka goditur me mjet prerës (thikë) shtetasin A. L., informojmë se specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë arrestuan në flagrancë shtetasin E. V., 42 vjeç, banues në Kavajë. Me cilësinë e provës materiale u sekuestruan një mjet prerës (thikë) dhe një mjet prerës (sëpatë).
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme.







