61 bashkitë në vend do të përfitojnë përfitojnë 1.2 miliardë lekë apo rreth 12 milionë euro nga buxheti i shtetit, me qëllim shlyerjen e detyrimeve të prapambetura.
Përmes aktit normativ të miratuar së fundmi, qeveria alokoi e 1.2 miliardë lekëve shtesë për shlyerjen e detyrimeve të prapambetura të njësive të vetëqeverisjes vendore, me synim përmirësimin e stabilitetit financiar dhe forcimin e disiplinës fiskale në nivel lokal.
Ky fond shpërndahet 60 për qind në bazë të stokut të detyrimeve të prapambetura dhe 40 për qind sipas numrit të popullsisë së përdorur në formulën e shpërndarjes së transfertës së pakushtëzuar për vitin 2025.
Sipas rishikimit, financimi i huaj vendor do të ulet me 256 milionë lekë për shkak të mosrealizimit, ndërsa të ardhurat nga taksat e ndara që transferohen në buxhetin vendor do të rriten me 56 milionë lekë, si rezultat i performancës më të lartë të tatimit mbi të ardhurat personale.
Të dhënat zyrtare të Ministrisë së Financave, tregojnë se deri në Shtator 2025 borxhet e mbartura të bashkive kundrejt kompanive që kryejnë punë publike por edhe qytetarëve regjistrohen në vlerën e 2.8 miliardë lekëve apo 28 milionë eurove.
Aji që vihet re është se ka një tendencë të reduktimit të detyrimeve të prapambetura të pushtetit vendor prej afro 800 milionë lekë apo 8 milionë euro në raport me fundin e Qershorit 2025, dhe po ashtu reduktim në krahasim me Dhjetorin 2024, ku stoku regjistrohej në 33 milionë euro.
Detyrimi i vendosur nga qeveria për shlyerjen e stokut megjithëse ka pasur ecuri pozitive në dy vitet e fundit, sërish ka luhatje të herëpashershme nga një tre mujor në tjetrin. Edhe pse qëllimi është që stoku i detyrimeve të prapambetura të zerohet totalisht.
Të dhënat zyrtare të Ministrisë së Financave, tregojnë se nga totali i detyrimeve të prapambetura ndaj bizneseve dhe qytetarëve rreth 10 milionë euro janë detyrime të papaguara për investime publike, 5 milionë euro për shërbime, rreth 2.5 milionë euro vendime të gjykatave dhe 7 milionë euro shpenzime të tjera.
Sa i takon listës së bashkive me më shumë detyrime, në vendin e parë renditet bashkia Kavajë, e cila ka lënë pas Bashkinë Tiranë. Më pas renditet bashkia Pogradec, ndjekur nga bashkia Tiranë , Dimal dhe Rrogozhinë, duke ia lënë radhën Vorës, Dibrës dhe Lezhës.
Ndërsa në fund të listës së bashkive sa i takon vlerës së borxheve renditen bashkitë Vlorë, Shkodër, Korçë dhe Has.
Përmes aktit normativ, vlera e detyrimeve të prapambetura do të ulet ndjeshëm.







