Kontrata e mbrojtësit të Bayern Munich, Dayot Upamecano, skadon në verë dhe bisedimet për rinovim janë në zhvillim, por situata e tij ka tërhequr vëmendjen e klubeve të mëdha evropiane.
Sipas raportimeve, si Real Madrid ashtu edhe Paris Saint-Germain janë të interesuar për shërbimet e mbrojtësit francez.
Megjithatë, sipas gazetarit Mario Cortegana nga “The Athletic”, klubi spanjoll i konsideron kërkesat financiare të Upamecanos si tepër të larta dhe, për këtë arsye, nuk është i gatshëm të ecë përpara në këtë moment.
Upamecano është pjesë e Bayern Munich që nga viti 2021 dhe deri më tani ka zhvilluar 114 ndeshje zyrtare me klubin bavarez, duke shënuar edhe pesë gola.
Në nivel përfaqësuesesh, ai është pjesë e Kombëtares së Francës që nga viti 2020, me tridhjetë e pesë paraqitje dhe dy gola të realizuar.







