Ballina Aktualitet Nga ndërhyrja në sistemin TIMS te zhdukja 10-orëshe e Daniel Shimës. Hetime...

Nga ndërhyrja në sistemin TIMS te zhdukja 10-orëshe e Daniel Shimës. Hetime të reja për Ergys Agasin

36
0

SPAK po heton grupin kriminal të drejtuar nga Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri edhe për dy ngjarje të rënda kriminale. Bëhet fjalë për kopjimin e të dhënave të sistemit TIMS, ku rezulton të jetë e përfshirë edhe Ervina Gjana, zyrtare e Policisë së Shtetit, e besuara e Ilir Prodës. Banesa e kësaj të fundit është kontrolluar nga SPAK. Të gjitha fijet në këtë ngjarje e çojnë SPAK te Agasi dhe Beqiri.

Zhdukja e mistershme e ish-zv.drejtorit të AKSHIT, Daniel Shima, është një tjetër ngjarje nën hetim nga SPAK, për të cilën po hetohen dy biznesmenë dhe që dyshohet se ka lidhje me tenderat. Në rrëmbim 10-orësh të Shimës dyshohet të kenë marrë pjesë direkt zyrtarë të lartë policie. Këto ngjarje po hetohen në një procedim të ndarë.

SPAK goditi grupin Agasi–Beqiri pasi, përmes pengmarrjes, shantazhit dhe dhunës së biznesmenëve, i detyronin të hiqnin dorë nga tenderat e AKSHIT, sikurse ishte rasti i Gerond Meçes./vna