Mbi 2 milionë qytetarë të Kosovës do të shfrytëzojnë mundësinë për të votuar këtë të diel, në zgjedhjet e parakohshme parlamentare.
Këto zgjedhje u shpallën pas dështimit të legjislaturës së kaluar, që nuk arriti të miratojë asnjë kabinet qeveritar.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka shpërndarë materialet zgjedhore për të gjithë territorin e Kosovës, përfshirë 38 komunat e vendit. 1,999,024 qytetarë do të mund të votojnë në 948 qendra votimi, që do të përfshijnë gjithsej 2,557 vendvotime për votim të rregullt, ndërsa 38 qendra të tjera do të mundësojnë votimin me kushte speciale.
Në garë janë 24 subjekte politike, me gjithsej 1,180 kandidatë, përfshirë 624 kandidatë të shqiptarëve që synojnë 100 ulëset në Kuvendin e Kosovës. Po ashtu, subjekte të komuniteteve të tjera do të konkurrojnë për 20 ulëset e garantuara.
Zgjedhjet kanë filluar prej orës 07:00 dhe do të zgjasin deri në mbylljen e qendrave të votimit.







