Shtetet e Bashkuara kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në Nju Jork dhe Nju Xhersej, për shkak të stuhisë së dëborës që ka pushtuar vendin ditët e fundit.
Sipas mediave të huaja stuhia ka shkaktuar ndërprerje të trafikut në një nga fundjavat më të ngarkuara të vitit, duke bërë që mbi 9000 fluturime të anulohen.
”Moti i keq ka shkaktuar tashmë ndërprerje të konsiderueshme për ata që udhëtojnë për festat e Krishtlindjeve, me të paktën 9 000 fluturime të anuluara ose të vonuara që nga mbrëmja e së premtes”, sipas shërbimit të ndjekjes së fluturimeve ”FlightAware”.
Aeroportet ”John F. Kennedy International”, ”Newark Liberty International” dhe ”LaGuardia” kanë postuar në mediet sociale alarme për dëborë duke paralajmëruar se moti mund të shkaktojë ndërprerje të mëtejshme të fluturimeve.







