Jetonte në hotel me 4 yje dhe shpërndante drogë me skuter në bregdetin e Italisë.
Kjo është historia e shkurtër e një trafikanti shqiptar të kokainës, që u arrestua nga policia e Pesaro, teksa me një proces të shkurtuar gjyqësor ka pranuar fajësinë dhe dënimin me 1 vit dhe 6 muaj burgim.
I dyshuari ëhstë një 30-vjeçar që kishte mbërritur si turist në Pesaro në muajin mars, një dredhi kjo tipike e përdorur nga organizatat kriminale për të dërguar “kuajt” e tyre për të shitur drogë.
30-vjeçari ishte ndjekur ditët e fundit nga policia, e cila e pa atë duke bredhur përgjatë bregdetit të Pesaros me një skuter elektrik. Udhëtime të shpejta, takime të shpejta. Ai bënte gjithashtu një ndërrim hoteli çdo tre ose katër ditë.
Aktiviteti kryhej mes Viale Trieste dhe Viale Battisti. Kontrolli personal nuk dha rezultate, por në dhomën e tij, të fshehura pas bidesë, ishin 50 doza kokaine, të gjitha gati për t’u shitur me pakicë, me vlerë afërsisht 27 gramë.
Këto ishin gjysmë doza, të ashtuquajturat “mezzini”, të cilat mund të blihen për vetëm 30 euro dhe mund të jenë joshëse edhe për konsumatorët me burime të kufizuara financiare.
Në dhomë nuk kishte peshore standarde precize, vetëm copa materiali paketimi. Siç tregojnë arrestimet e fundit, organizatat u ofrojnë tregtarëve një rrjet kontaktesh dhe shitësish me shumicë që mund të shpërndajnë drogën.
Dje në mëngjes ai doli për një seancë dëgjimore përmbledhëse, e përfaqësuar nga Alice Garavalli e Shoqatës së Avokatëve të Riminit. Ai nuk iu përgjigj pyetjeve të gjyqtarit, teksa pranoi fajësinë dhe një dënim me një vit e gjysmë, në gjykim të shkurtuar.
Ai u deklarua fajtor me një vit e gjashtë muaj burgim dhe një gjobë prej 1,000 eurosh, me një dënim me kusht.
I riu nuk dihet kur do dëbohet, pasi tha se ka frikë të kthehet në Shqipëri për shkak të punëve të papërfunduara midis familjeve të tij, dhe për këtë arsye dëshiron të aplikojë për mbrojtje ndërkombëtare. Megjithatë, një komision do të duhet të vendosë.







