Ballina Sport Hojlund bën “bomberin”, Napoli e mbyll me fitore, Conte: Vit shumë i...

Hojlund bën “bomberin”, Napoli e mbyll me fitore, Conte: Vit shumë i bukur

35
0

Napoli bëhet me “krah” në këtë fund viti. Pas triumfit në Superkupë, ekipi i Contes thyen edhe Cremonese në transfertë, një fitore 0-2 që i lejon të qëndrojnë ngjitur me ekipet e kreut, -2 nga Interi kryesues. Blutë i falen një super Hojlund, me danezin që realizoi një “dopietë” golash.

Napoli e zgjidhi shumë lehtë këtë transfertë, pasi Hojlund gjeti golin e parë pas vetëm 13 minutash lojë, me “bomberin” danez që përfitoi nga një rrëmuje në zonë dhe i pa shqetësuar dërgoi topin në rrjetë. Thuajse në të njëjtën formë, në fundin e pjesës së parë, Hojlund në shtyllën e dytë me një goditje të fortë dyfishoi shifrat. Në fraksionin e dytë, Napoli administroi me qetësi avantazhin e dyfishtë, jo vetëm kaq, por Hojlund në të paktën edhe dy raste kishte mundësinë të kompletonte “tripletën”, por ishte i pafat.