Ballina Kronika Aksident mes dy makinave në Sukth, njëra prej tyre përfundon në një...

Aksident mes dy makinave në Sukth, njëra prej tyre përfundon në një lokal, tre të plagosur!

55
0

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në Sukth, ku janë përplasur një automjet tip Range Rover dhe një Citroen i bardhë.

Përplasja ka qenë e fortë, duke bërë që Citroeni të përfundojë brenda ambienteve të një lokali buzë rrugës, duke shkaktuar dëme edhe në strukturën e biznesit.

Nga ngjarja kanë mbetur të plagosur tre persona, drejtuesi i Range Rover-it dhe dy pasagjerët e Citroenit, të cilët janë transportuar me urgjencë drejt spitalit, ndërsa gjendja e tyre shëndetësore mbetet e paqartë.

Sipas dëshmisë së një qytetari, dyshohet se Range Rover-i po lëvizte me shpejtësi të lartë, ndërsa Citroeni i bardhë i ka prerë rrugën duke dalë nga një kryqëzim, çka ka sjellë përplasjen mes dy mjeteve.

Pas aksidentit, Range Rover-i është larguar nga vendngjarja me karrotrec, ndërsa automjeti i bardhë është lëvizur për të nxjerrë personat e lënduar.

Rrethanat e plota të aksidentit mbeten ende të paqarta dhe pritet një reagim zyrtar nga Policia për sqarimin e shkaqeve dhe dinamikës së ngjarjes.